Flash News

Ditari i Opozitës

Shkeljet e 11 majit, Lela: Gati 'databaze', ndërkombëtarët po informohen

Shkeljet e 11 majit, Lela: Gati 'databaze',

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, Alfred Lela deklaron se PD është e vendosur të luftojë autokracinë e tretë të Edi Ramës, sipas tij të arritur përmes një farse elektorale.

Duke folur në Syri tv, Lela tha se edhe OSBE-ODIHR përmes raporteve të kahershme dhe të tanishme e ka denoncuar makinerinë e pushtetit të Ramës, pavarësisht se ky i fundit nuk ka bërë përmirësime por e kundërta, ka ashpërsuar mekanizmin e makinerisë elektorale për të mbajtur me çdo kusht pushtetin.

Ndër të tjera, Lela theksoi se partnerët ndërkombëtarë në këtë betejë të PD dhe opozitës kundër farsës elektorale, janë informuar dhe vazhdojnë të informohen.

"Është betejë e mbështetur në raporte të drejta, edhe të OSBE-ODIHR që thekson këto që po thotë e rithotë PD. S’është betejë për të mbyllur një cikël zgjedhor, por të demontojë një farsë elektorale e mbështetur në fakte, prova, video e dokumente, padi të shumta që PD i ka paraqitur në organet përgjegjëse para dhe gjatë fushatës që ka qenë e manipuluar.

PD në këtë betejë e front do ta luftojë autokracinë e Ramës e vendosur për të 3-ën herë përmes një farse elektorale. Vjen dhe zgjerohet nuk zbutet edhe pse raportet e OSBE-ODIHR kanë qenë sugjeruese e dënuese, e s’kemi parë tërheqje të makinerisë së pushtetit dhe Ramës, ka ndodhur një ashpërsim e rimekanizim i kësaj makinerie elektorale për të mbajtur me çdo kusht pushtetin.

PD e ka bërë në vijim këtë. Ka mbajtur në alert partnerët ndërkombëtare me info dhe një grup pune po përgatit databazen e çdo shkeljeje, po mblidhen në databaze voluminoze. Partnerët janë sinjalizuar për çdo shkelje që s’janë të pakta, kërkon ende pune jo vetëm për të grumbulluar, selektuar e kategorizuar zgjedhjet e 11 majit, që përbëjnë farsën e 11 majit. Janë 4 rezoluta të disa dhjetëra partive evropiane dhe amerikano-kanadeze, që e thonë atë që PD po thotë. Përdorimin e  makinerisë shtetërore në zgjedhje, madje edhe kërkesa për qeveri teknike, si asnjanëse, që ia heq Ramës jo vetëm vullnetin por edhe mjetet për t’i kontrolluar zgjedhjet e për t’i kthyer në votime", tha Lela. 

Të fundit