Flash News

Ditari i Opozitës

Shkelmoi derën në selinë blu, PD kallëzon penalisht të riun: Anëtar i rrjetit kriminal në Londër

Shkelmoi derën në selinë blu, PD kallëzon penalisht të

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht të riun që shkelmoi derën e sallës së mbledhjeve në selinë blu, pasi aty do të zhvillohej mbledhja e Komisionit të Rithemelimit, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Lajmin e konfirmoi vetë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili deklaroi se personi në fjalë është një i individ i proceduar penalisht nga Britania e Madhe, për trafik të narkotikëve dhe pastrim parash.

“Partia Demokratike kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Sali Berishën dhe ndërmorri akte dhune në selinë e Partisë Demokratike. Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precedentë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”, njoftoi kryedemokrati.

Të fundit