Flash News


Ditari i Opozitës

Shkëlqim Shehu fiton mandatin, më i votuari në Kukës nga PD

Shkëlqim Shehu fiton mandatin, më i votuari në Kukës nga PD

Pasi pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale për mandatin e tretë në Kukës, rezulton se Shkëlqim Shehu ka dalë më i votuari.

Ai ka marrë 7,493 vota, duke mundur Isuf Çelajn me një diferencë prej 433 votash. Çelaj, i cili ka mbajtur mandatin e deputetit në këtë zonë gjatë dy legjislaturave të fundit, ka grumbulluar 7,060 vota.

Ndërkohë, në Kukës, për të mësuar përfundimisht emrin e deputetit të tretë, duhet të presim numërimin e votave të diasporës. Për Partinë Demokratike, janë 1,794 zarfe që duhen numëruar.

Derisa nga votat e numëruara deri tani, Shkëlqim Shehu është në krye me 7,493 vota, pas tij qëndron Isuf Çelaj me 7,060, ndërsa Elvira Peka ka grumbulluar 2,459 vota, duke u pozicionuar e treta.

Të fundit