Flash News

Ditari i Opozitës

Ironia e Shkëlzen Berishës: PD i ka borxh Bashës, nuk e bëri president dhe dy herë kryeministër

Ironia e Shkëlzen Berishës: PD i ka borxh Bashës, nuk e bëri

‘Përplasjet’ mes krydemokratit Lulzim Basha dhe ish-liderit Sali Berisha, tanimë janë bërë të shpeshta. Secili thumbon tjetrin me fjalë e deklarata.

Për herë të parë, djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka hedhur thumba mbi Bashën.  “PD i ka borxhe Bashës meqë nuk e bëri president dhe dy herë kryeministër!”, shkruan Shkëlzen Berisha në Facebook.

Nga studio e ‘Open’, Basha deklaroi dje se është faji i Berishës që ai ka humbur zgjedhjet. Kryedemokrati deklaroi se SHBA-ja e toleroi Ramën të vidhte zgjedhjet,m sepse nuk ishte distancuar nga Berisha.

Kujtojmë se ‘beteja’ mes kreut dhe ish-kreut të PD-së, nisi pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar, vendim ky i marrë nga Lulzim Basha. Kjo u pasua me turin e Berishës të quajtur ‘Foltore’ për t’u finalizuar në datën 11 Dhjetor, me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Të fundit