Flash News

Ditari i Opozitës

Shkëputja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, reagon Meta: Korrekt, por shumë i vonuar

Shkëputja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, reagon Meta:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmeve kibernetike ndaj vendit tonë.

Me anë të një postimi në Twitter, Meta thotë se reagimi i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.

“Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.

Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz t# Shqipërisë me NATO-n dhe BE-së, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit”, shkruan Meta.

 

Të fundit