Flash News

Ditari i Opozitës

"Shkodra është diskriminuar nga Rama", Basha takon aktorin Zef Deda dhe personalitete të tjera

"Shkodra është diskriminuar nga Rama", Basha takon aktorin
Basha me aktorin Zef Deda

Gjatë vizitës në Shkodër, kryedemokrati Lulzim Basha është takuar edhe me aktorin Zef Deda dhe drejtoreshën e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka dhe personalitete të tjera të këtij qyteti.

Basha shprehu kënaqësinë për vizitën në Shkodër dhe mikpritjen.

Gjeka tha se qeveria aktuale e ka diskriminuar Shkodrën. "PD-ja në Shkodër duhet të vendosë dorë, aq sa kë vënë PS-ja në Korçë", duke theksuar se në këtë të fundit ka pasur më shumë aktivitete kulturore.

Basha tha se gjithë vendi është keqqeverisur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se veriu ka qenë më i diskriminuar.

Ndërkohë Deda i kërkoi Bashës që të mbajë premtimet që ka dhënë, sidomos sa i përket integrimit të vendit në BE.

“Me ta prirë zoti mbarë të dhe ekipi tënd të zgjedhur nga Korça, Shkodra e në Gjirokastër me më të mirët e zgjedhur, që duhet të punojmë dhe të realizojmë të gjithë këto që premtuat se kështu e do Shqipëria për tu futur në Evropë. Të plotësoni 15 kushtet siç e do Evropa, jo siç do Azia e Kina se me këto nuk futemi kurrë. Përveç NATO-s dhe heqjes së vizave na fusni edhe në Evropë”, tha aktori.

Të fundit