Flash News

Ditari i Opozitës

Shkodranët përzunë Bashën? Spaho: Njoftoi takim, por u tërhoq

Shkodranët përzunë Bashën? Spaho: Njoftoi takim, por u

Kreu i PD, Lulzim Basha ka tentuar të organizojë gjatë ditëve të fundit një takim me bazën e Partisë Demokratike në Shkodër, një nga bastionet e saj, por nuk ka gjetur mbështetje.

Lajmi është dhënë nga deputeti Edmond Spaho në Politiko në Top Neës.

“Basha para pak ditësh u përpoq të shkojë në Shkodër dhe nuk gjeti mbështetje dhe u tërhoq. Berisha ka shkuar dy herë. Shumica e shkodranëve mbështesin Berishën dhe në botën e qytetëruar, pakica mbështet shumicën. Le të hyjnë në primare dhe kush të mbledhë më shumë vota të dalë kaandidat”, tha Spaho, duke ftuar mbështetësit e Bashës që të hyjnë në procesin e nisur të primareve për kandidatët për bashkinë e qytetit.

Takimi i fundit me bazën i Lulzim Bashës ishte në Laç, në një ndalesë “surprizë”, pasi siç mëson Gazeta Shqip, për takim më herët ishte njoftuar dega e partisë në Lezhë për një takim që nuk ka ndodhur ende.

 

 

Të fundit