Flash News

Ditari i Opozitës

Shkodranët përzunë Benet Becin, reagon Berisha: Përfaqësues i Ramës, biri i një xhelati

Shkodranët përzunë Benet Becin, reagon Berisha:

Kreu i PD, Sali Berisha ka përshëndetur aktion e banorëve të Shkodrës, të cilët nuk kanë pranuar dhe i kanë kërkuar të largohet kryebashkiakut Benet Beci gjatë ceremonisë së 78 vjetorit të kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri, atë të Postribës.

Berisha: Një mirënjohje të pakufishme oratorëve të mrekullueshëm për të vërtetat që mbrojnë në tribunën e fjalës së lirë.

Të dashur miq, do u çojmë sonte një përshëndetje të përzemërt qytetarëve të Postribës.
Të shprehim nderimin tonë më të madh për banorët e asaj zone, të cilët me një guxim epik u ngritën 78 vjet më parë në kryengritjen e parë antikomuniste të Shqipërisë dhe të Europës.
Trimëria, guximi, qëndresa e tyre do të nderohen për jetë të jetëve si akte sublime të njeriut kundër pushtuesve të brendshëm apo të jashtëm qofshin ata, për liri dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar.
Një përshëndetje të veçantë kam unë edhe për aktin e tyre sot që përzunë nga ceremonia e nderimit përfaqësuesin e Edi Ramës.
A mund të pranohej në ceremoni i deleguari i Edi Ramës, në një kohë kur Edi Rama është biri i një xhelati që urdhëroi varjen jo në vitin 1946, por në vitin 1988 të poetit Havzi Nela dhe nuk ka kërkuar të falur asnjëherë për këtë akt të babait të tij biologjik.

 

Të fundit