Flash News

Ditari i Opozitës

Shkolla e magjistraturës heq mesataren mbi 8, Xhaferri: I hap rrugë kamikazëve të rinj

Shkolla e magjistraturës heq mesataren mbi 8, Xhaferri: I hap rrugë

Shkolla e Magjistraturës ka vendosur të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8-të, të lëndëve kryesore.

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, përmes një postimi në Facebook shkruan se me këtë vendim, po i hapet rruga “kamikazëve” të rinj të sistemit të drejtësisë.

Xhaferri i bën thjirrje ekspertëve të fushës të mos heshtin përballë këtij skandli që do ta kthejë drejtësinë në kohën kur ishte drapër në duart e pushtetit.

"Nuk kanë të ndalur manovrat për degradimin e sistemit të drejtësisë, teksa vrasësit e drejtësisë me direktiva të partisë kanë vendosur të heqin mesataren 8 për ata që duan të regjistrohen në shkollën e magjistraturës.

Kjo është një manovër për t'i hapur rrugën edhe atyre patronazhistëve mediokër me mesatare nën 8 në një degë si juridiku, që të bëhen magjistratë të rinj e nesër të jenë të gatshëm si kamikazë në sistemin e drejtësisë për llogari të interesave të pushtetit.

Ekspertët e fushës nuk duhet të heshtin përballë këtij skandali pasi nuk e kemi luksin të kthehemi në kohën kur drejtësia ishte drapër dhe çekan në duart e pushtetit kundër njerëzve dhe shtetit!", shkruan Xhaferri.

Të fundit