Flash News

Ditari i Opozitës

Shkolla e shkatërruar, ironizon deputeti: Keni të fala nga arritjet e fundit në arsim!

Shkolla e shkatërruar, ironizon deputeti: Keni të fala nga arritjet e

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka nxjerrë foto të shkollës në fshatit Mizë, Divjakë, ku ironizon “arritjet” e qeverisë në arsim.

Pamjet tregojnë një shkollë të shkatërruar, e cila nuk plotëson as nevojat bazë.

Ai shkruan se e mira do të ishte që shkolla të përdorej edhe për nxënësit, në mënyrë që të mos u duhej të shkonin në fshatra të tjerë.

“Keni te fala nga arritjet e fundit ne sistemin arsimor. Kjo eshte shkolla europiane e Mizes. Alo aloo Ministriaaaa si do ja veme emrin??

Vetem per fushat e perdorim kete shkollen e mira eshte ta perdorim edhe per nxenesit jo ti degdisim ne fshatra te tjere”, shkruan deputeti.

Të fundit