Flash News

Ditari i Opozitës

‘Shkrirja’ e Universitetit të Korçës, Sula: Frymë politike e shpehur nga Rama

‘Shkrirja’ e Universitetit të Korçës, Sula:

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD dhe profesore, Lili Sula ka komentuar kërkesën e Universitetit “Fan Noli” në Korçë për t’u bërë një me Universitetin e Tiranës.

E ftuar në Euronews Albania, Sula tha ky nuk ëhstë një propozim i ardhur nga senat, por sipas saj, një frymë politike e shprehur nga vetë kryeministri Edi Rama.

Sula shtoi se kjo kërkesë i ka rrënjët te reforma për arsimin e lartë në vitin 2015, e cila i ka kthyer në forma burokratike.

“Nuk është vetëm senati i Korçës që po e propozon këtë gjë. Kjo është një frymë politike e shprehur nga kryeministri Rama që një pjesë e universiteteve rajonale do të filializohen. Nuk mund të bëhet një diskutim i tillë në senat pa pasur më parë një mbështetje politike, apo një platformë.

Është një reformë shumë e madhe që i ka rrënjët te ligji i 2015, që në një farë mënyrë ka rrëgjuar të gjithë autonominë e universiteteve dhe të gjithë institucioneve të arsimit në vendin tonë, duke i bërë ato në forma burokratike, duke vendosur mesatare, dysheme. Sistemi arsimor është në një krizë të thellë, është në ditët më të këqija”, tha Sula.

Të fundit