Flash News

Ditari i Opozitës

"Shohim marrëdhënie të veçantë", Peka zbulon porosinë që i la ambasadori izraelit për Berishën

"Shohim marrëdhënie të veçantë", Peka

Eksperti i sigurisë Avenir Peka ka hedhur dritë mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke zbuluar detaje nga periudha e hapjes së ambasadës izraelite në Tiranë dhe mesazhet e përcjella në atë kohë drejt qeverisë shqiptare.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Peka tregoi se, përpara se vendimi të bëhej publik, ishte takuar personalisht me ambasadorin izraelit gjatë një konference rajonale, i cili i kishte kërkuar të përcillte një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha.

Sipas Pekës, ambasadori e kishte cilësuar hapjen e ambasadës në Tiranë si një sinjal të parë të rëndësishëm, duke nënvizuar se marrëdhëniet mes dy vendeve shiheshin si të veçanta dhe me potencial për t’u thelluar më tej.

“Unë mbaj mend një gjë. Izraeli ka hapur ambasadën në Tiranë mos gaboj në 2010 ose 2012. Para se të njoftohej vendimi në atë kohë isha në ministri të brendshme dhe isha në një konferencë në Beograd. Ka ardhur ambasadori izraelit dhe me ka takuar posaçërisht dhe me tha fjalë për fjalë: I thuaj kryeministrit, qeveria ime për shkak të vlerësimit që kemi dhe kontributit që kanë dhënë ne e shohim marrëdhëniet me shqiptarët të veçante dhe qeveria ka vendosur të hapë ambasadën në Tiranë.

Por i thuaj që është vetëm hapi i parë për të shkuar të njohja e pavarësie por ajo do kohën e vetë por merreni si sinjal të parë. Këtë po e them në 2010 dhe nga 2010 dhe 2020 është një dekadë ne mes. Pra ata kanë qenë të qartë.

Gjatë luftës në Kosovë kanë qenë mbështetës. Nuk janë bërë në vendet myslimane protesta pro Kosovës, në Jerusalem 50 mijë protestues dhe ka qene Netanyahu edhe vetë në ato protesta. Pra raportet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë raporte të mira, kanë mundësi të përmirësohen sidomos në aspektin ekonomik”, tha ai.

 

Të fundit