Flash News

Ditari i Opozitës

Shoqëri me trafikantë? Basha: Politikani del foto me shumë njerëz, Ristani: Kemi drekuar me ta

Shoqëri me trafikantë? Basha: Politikani del foto me shumë

Beteja në selinë blu, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Lulzim Bashës, është shoqëruar edhe me deklarata të ndërsjella mes palëve.

Ishte Basha që tha se Berisha shoqërohet nga anëtarë të grupeve kriminale dhe ka mbështetjen e trafikantëve. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, doli sot me emra konkretë duke përmendur këtu, Myftar Lumneshin, një shtetas me precedentë penal sipas Bardhit.

Në një lidhje për studion e 'Open', Basha pranoi se gjatë kohës që ka qenë në krye të PD-së, pjesë e partisë kanë qenë edhe ata që sot ai i quan trafikantë. Kryedemokrati thekson se është pëgjegjës për këtë, dhe justifikohet me faktin se "s’kemi njohur mirë Berishën, jo më trafikantët."

"Padiskutim. Një politikan del foto me shumë njerëz, s’ka lidhje. Kam përgjegjësi, sepse një nga motivet kryesore kur futesh në politikë, është t’i bësh gjërat më mirë", tha Basha.

Nga ana tjetër, ishte Arben Ristani i cili pohoi se jo vetëm ka dalë foto me njerëz të tillë, por edhe ka drekuar me ta.

"Basha është armik i së vërtetës dhe i dashuruar pas gënjeshtrës. Unë kam qenë në disa dreka dhe darka që janë shtruar në lokalin e zotërisë, ku ka qenë dhe Basha. Jo vetëm e njeh, por ka pranuar nga ai dhe donacionet për PD-në", shtoi Ristani.

Të fundit