Flash News

Ditari i Opozitës

Shoqërohen 15 protestues të opozitës, deputetja e PD: Ishim me duar në xhepa kur policia na dhunoi

Shoqërohen 15 protestues të opozitës, deputetja e PD: Ishim me

Deputetja e PD, Lindita Metaliaj ka denoncuar nga Komisariati nr. 6 në Tiranë se policia ka shoqëruar 15 protestues, që ndodheshin në zonën e Pallatit me Shigjeta.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Metaliaj thotë se protestuesit ishin me duar në xhepa kur u dhunuan nga policia, edhe pse ishin në të drejtën e tyre për të protestuar. 

"Jemi për të mbështetur dhe nxjerrë nga komisariati 15 protestues të cilët janë shoqëruar gjatë dhe pas protestës. Është e pa tolerueshme pasi protestuesit janë në të drejtë legjitime për të protestuar. Lezha ndodhej te zona e Pallatit me Shigjeti. Ne ishim me duar në xhepa dhe policia na dhunoi dhe kolegun Gjekmarkaj e keqtrajtoi dhe e goditi deri sa humbi ndjenjat. 

E pranueshme edhe ndalimi i protetsuesve që janë nga qarku Lezhë", tha Metaliaj. 

 

Të fundit