Flash News

Ditari i Opozitës

Shoqërohen në polici shtatë përfaqësues të PD në Elbasan, Alizoti akuzon policinë si “shërbyese të krimit”

Shoqërohen në polici shtatë përfaqësues të PD

Shtatë përfaqësues të opozitës nga dega e Partisë Demokratike në Elbasan janë shoqëruar në komisariat nga policia, ngjarje që ka nxitur reagime të forta nga drejtues të PD.

Mes të shoqëruarve janë konfirmuar Albi Bylykbashi, Aurel Bylykbashi, Sokol Shkëlzeni, Dorian Koldashi, Enver Lamçe dhe Daniela Gjini, sekretare e PD në Elbasan.

Deputeti Tomorr Alizoti, i pranishëm pranë komisariatit, u përplas me drejtuesit e policisë, duke i akuzuar ata për lidhje me krimin. “Policia e Elbasanit është e veçantë, sepse këtu janë ulur gjithë bandat e drogës. Nuk ka bandë apo shef policie që të shkatërrojë opozitën dhe Partinë Demokratike. Ne do përballemi me to. Sot, qyteti i profesorëve është kthyer në qytet banditësh. Kanë rrëmbyer demokratët dhe kanë lënë të lirë bandat e Elbasanit,” tha Alizoti para gazetarëve.



Të fundit