Flash News

Ditari i Opozitës

Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka

Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka

Janë zbuluar detaje të reja nga operacioni i policisë në lidhje me urdhër të SPAK.  Bëhet me dije se ndër personat të cilët janë shpallur në kërkim është edhe -deputeti i PS-së, Arben Ndoka

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar në vitin 2019 pasurinë e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili u arrestua në në tetor të vitit 2018 në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.

Kujtojmë se nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me grupin e Avdylajve të Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Të fundit