Flash News

Ditari i Opozitës

Shpalli kandidaturën në primare për Bashkinë Tiranë, Bogdani: Veliaj, e keqja e kryeqytetit! PD bashkohet në fushatë

Shpalli kandidaturën në primare për Bashkinë Tiranë,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka folur pasi shpalli sot kandidaturën në primare për Bashkinë Tiranë. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Bogdani deklaroi se Erion Veliaj është e keqja e Tiranës.

Sipas tij, në fund fare s’ka rëndësi kush del nga primaret, por të dalë një Parti Demokratike e bashkuar.  

"Erion Veliaj është e keqja e Tiranës. S'ka rëndësi kush del nga primaret, por të dalë një PD e bashkuar. Jam ftuar në PD nga Sali Berisha. Kam mbajtur qëndrim korrekt me të gjithë demokratët.

Sfida që kemi përpara nuk bëhet nëse s'jemi të gjithë bashkë. Kam mbështetjen e çdo demokrati të Tiranës. Kam besimin që baza e PD do të jetë e bashkuar në fushatë.

Modeli im është totalisht ndryshe. Veliaj ka firmosur mijëra leje ndërtimi. Në radhë të parë, do jem një model që qeveris me nivel e transparencë. Do jem një model për qytetarët."-tha Bogdani.

 

Të fundit