Flash News

Ditari i Opozitës

Shpalli kandidaturën për bashkinë e Elbasanit, Boçi: Kandidim i imi, përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë në PD

Shpalli kandidaturën për bashkinë e Elbasanit, Boçi:

Deputeti Luçiano Boçi ka reaguar sërish pasi sot shpalli zyrtarisht kandidaturën për primaret e Bashkisë së Elbasanit.

Në një postim në Facebook, nënkryetari i PD shkruan se ka pranuar të bëhet pjesë e garës sepse sipas tij i ka Elbasanit borxh gjithçka.

Po ashtu, ai shkruan se kandidimi i tij është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD.

Statusi i plotë:

Mirënjohje për qytetarët dhe demokratët e Elbasanit që më kanë mbështetur në çdo angazhim timin në politikë!

Pa asnjë hezitim i jam përgjigjur kërkesës imponuese të tyre për të garuar dhe për t'i kthyer atyre Bashkinë e Elbasanit!

Sepse këtij qyteti i kam borxh gjithçka:

I kam borxh suksesin

I kam borxh mbështjen

I kam borxh kohën

Përkushtimin, arritjet.

I kam borxh rinisë së tij që sot e sheh atë si vend të mallkuar.

I kam borxh fëmijëve të tij për kopshte e shkolla cilësore.

I kam borxh moshes aktive që nuk gjejnë dot vendin e punës

I kam borxh prindërve tanë për nje perkujdesje të merituar.

I kam borxh biznesit, fermereve, sportistëve artistëve, të gjithëve.

Dhe dua ti shlyej këto borxhe.

Ti shlyej duke punuar bashke me durim:

Që qytetin t’ia kthejmë njerëzve!

Që Elbasanit t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm!

Që Elbasanit ti kthejmë lavdinë e arsimit!

Që Elbasanit ti kthejme muzikën e festave, ngjyrat e jetës e luleve të dikurshme!

Që Elbasanit ti kthejme gëzimin e harenë e të jetuarit.

Prandaj ky kandidim i imi nuk është sakrificë e dorëzimit të një mandati që nuk është i imi por i votuesve.

Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD.

Përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë si qytetarë e banorë të Elbasanit, të djathtë, gri e të majtë, për të ndërtuar dhe sjellë së bashku në Elbasan një shpresë të re, një besim të ri, pse jo një Bashki të re që nuk eshtë më e kryetarit dhe e drejtorëve, por e qytetarëve të saj!

Të fundit