Flash News

Ditari i Opozitës

Shpëtim Idrizi konfirmon se do të futet në Kuvend: Do të rikthejmë çështjen çame në parlament

Shpëtim Idrizi konfirmon se do të futet në Kuvend: Do të

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka konfirmuar se me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator do të jetë në Kuvend.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, PDIU u fut në një koalicion me PD-në dhe Shpëtim Idrizi së bashku me sekretaren e Përgjithshme të PDIU-së, Mesila Dodën ishin pjesë e listës së PD-së në Qarkun e Tiranës.

Gjatë një prononcimi për mediat nga sheshi “Skënderbej” në kuadër të aktivitetit për Javën Çame, Idrizi tha se do të jetë në Kuvend bashkë me deputetët e tij. Ai theksoi se do të rikthehet çështja çame në Parlament.

“Padyshim në shtator jemi në Parlament për të paraqitur iniciativa ligjore për çështjen çame. Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame,” u shpreh Idrizi.

Të fundit