
Flash News
Situata e Covid-19 në 24 orë: 19 humbje jete dhe 892 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri
Ultimatum nga BE për integritetin e kandidatëve? Rama: Mora vlerësime, në Bruksel kërciti vetëm ndërhyrja e gazetares
Revolucioni Dixhital/ Rama bën bilancin: Shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radha
Zgjedhjet/ Topalli prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës dhe Dibrës
Aleatët e Bashës si ‘inglorious bastards’
Shpëtim Idrizi: Marrëveshja me PD-në është çështje ditësh, preferoj të kandidoj në këto dy qarqe

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se marrëveshja me Partinë Demokratike është çështje ditësh, pasi diskutimet janë drejt konkretizimit.
Ai shton se marrëveshjet për krijimin e koalicionit me PD-në nuk ka të bëjë me sistemimin e kandidatëve për deputetë diku në një zonë por qëllimi është të krijohet një sinergji dhe një mirëbesim.
Sa i përket qarkut ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Idrizi tha në "Report Tv" se preferon që të jetë pjesë e listave në Tiranës ose në Vlorë, ku beson se ka peshën më të madhe.
"Ky është një lajm i mirë që disa nga krerët e partive opozitare kanë arritur marrëveshje me PD ndërkohë që dhe PDIU është në fazë të përcaktimit dhe përmbylljes së kësaj marrëveshje. PDIU është bërë pjesë e opozitës së bashkuar në 2018.
Ne jemi në fazë negociatash për të bërë një listë të përbashkët të frontit opozitar drejt qëllimit të përbashkët, fitoren në 25 prill. Është një marrëveshje dhe diskutim në kompleks. Nuk kemi hyrë me emra dhe zona të caktuara.
Nëse do kërkoja një preferencë personale, do ishte shumë mirë qarku i Vlorës dhe Tiranës por kjo do shihet në dinamikën e përbashkët. PDIU shton valencën për të prodhuar mandate shtesë. Ne kemi një marrëveshje me PD, por do të kemi parasysh edhe sensitivitetet, peshën, ruajtjen e kauzave", tha Idrizi.
Deri më tani, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshjen me 3 aleatë, Agron Dukën, Dashamir Shehin dhe Nard Ndokën.
Ditari politik









Të fundit

Balla: Si do veprojë Rama nëse Meta nuk i dekreton qeverinë pas 25 prillit
2 Mars 2021, 22:54

Topalli: As sondazhet e veta s’e çojnë askund PD-në
2 Mars 2021, 22:17





Demi Lovato humbet kile duke qenë e lumtur
2 Mars 2021, 21:01
Joan Laporta shprehet i sigurt: Messi nuk do të qëndrojë te Barcelona
2 Mars 2021, 21:01

Veçoritë dalluese të Galaxy Z Fold2
2 Mars 2021, 20:38

Kurti nga Lezha: Kushtetutra nuk na lejon bashkimin me Shqipërinë
2 Mars 2021, 20:14
Pas Hungarisë, një tjetër shtet evropian pranon vaksinën ruse
2 Mars 2021, 19:40
95% e shërbimeve publike online
2 Mars 2021, 19:39


Një rikthim te blutë, Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri
2 Mars 2021, 18:47
Aktorja e 'Wonder Woman' shtatzënë për herë të tretë
2 Mars 2021, 18:46
VOA: COVID 19, Shqipëria mund të shohë për vaksina kineze apo ruse
2 Mars 2021, 18:33

Patozi prezanton kandidatin e Bindjes Demokratike për Qarkun e Vlorës
2 Mars 2021, 18:03