Flash News

Ditari i Opozitës

"Shpif për të larguar vëmendjen", Basha vijon replikën me Ramën: Shqiptarët kanë nevojë për kryeministër, jo një klloun të dështuar

"Shpif për të larguar vëmendjen", Basha vijon
Foto Ilustruese/ Basha dhe Rama

Vijojnë replikat Rama-Basha.  Ka qenë kreu i Partisë Demokratike, i cili në kundërpërgjigje ndaj Ramës i ka cilësuar pyetjet e kryeministrit për shtëpinë e verdhë si shpifje për të larguar vëmendjen.

Basha i është drejtuar Ramës me disa pyetje të tjera, përgjigjet e të cilave- sipas tij- iu interesojnë shqiptarëve. Më tej kryedemokrati e ka akuzuar kryeministrin se ka shkatërruar ekononminë dhe i ka mbyllur derën BE.

“Të gjithë e kuptojnë se ti gënjen e shpif vetëm për të larguar vëmendjen nga pyetjet që ju interesojnë vërtet qytetarëve:Pse qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID si rezultat i dështimit tënd? Pse spitalet janë mbushur plot dhe të sëmurët dergjen në ambulanca dhe korridore?

Pse e ke shkatërruar ekonominë? Pse nuk ju jep ndihmë financiare të prekurve nga COVID? Pse e ke mbyllur derën e BE? Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon për ta e jo një klloun të dështuar si Rama.Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet & do shërojmë plagët e hapura nga ai!”, shkruan Basha.

Të fundit