Flash News

Ditari i Opozitës

Shqipëria asnjë ditë zie për viktimat në Bullgari, Berisha: Akti i fundit cinik dhe antikombetar i Ramës

Shqipëria asnjë ditë zie për viktimat në Bullgari,

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar faktin që Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera të rajonit nuk shpalli asnjë ditë zie për 44 personat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kryeministri Rama qëndroi zemër-dru në raport me një ngjarje tragjike, ku shumë prej viktimave ishin me origjinë shqiptare.

 “Nje akt cinik dhe qendrim antikombetar!

Te dashur miq, ne traditen e fqinjesise se mire, zija ndahet si midis familjeve por edhe midis shteteve. Per aksidentin me tragjik te rajonit ne dy dekadat e fundit, shkrumbimin e 46 shqiptareve qytetar te Maqedonise se Veriut por dhe te Kosoves ne flaket e autobuzit ne Bullgari, shpallen nje dite zie kombetare tre shtete Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria.

Kurse Edvin Kristaq Rama qendroi zemerdru. Nuk pranoi te ndaje zine per 46 jete te humbura shqiptaresh me fqinjet tane por u suall sikur kjo tragjedi te kishte ndodhur ne ndonje vend te Oqeanise.

Mos shpallja zi kombetare se bashku me Maqedonine e Veriut, Kosoven dhe Bullgarine per 46 shqiptare qe humben jeten ne flaket e autobuzit eshte akti i fundit cinik dhe antikombetar i Edvin Kristaq Rames",-shkruan Berisha.

 

Të fundit