Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Në nderim të 35-vjetorit të Dhjetorit të Parë, Departamenti Brain Gain publikon një seri artikujsh analitikë që shpjegojnë mekanizmat e përdorur nga opozitat në vende ku demokracia është e ligjshme në kushtetutë, por jo funksionale në praktikë.
Përmes krahasimeve me raste si Venezuela, Serbia, Gjeorgjia e vende të tjera me realitete të ngjashme, Brain Gain synon të sjellë praktika të vlefshme për sot dhe për të ardhmen e Shqipërisë e cila varet krejtësisht nga kthimi i votës së lirë dhe mundësisë për të zgjedhur.Një mision patriotik të cilit Partia Demokratike i ka dalur për zot...
Nga Bahrie Mehmetaj
I) Demokraci në letër, pabarazi ne terren
Ka momente kur politika të duket si një lojë, ku njëra palë luan në kodër dhe tjetra në baltë. Kam të njëjtën ndjesi, kur krahasoj rastin e Shqipërisë dhe Turqisë në raport me opozitat e tyre. Të dy shtetet në letër janë demokratike, të dyja kushtetutat parashikojnë pluralizmin politik, votën e lirë dhe pjesëmarrjen në politikë (neni 2 dhe 3 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 67 dhe 68 i Kushtetutës së Turqisë). Pra, formalisht këto dy vende kanë demokracinë si bazë të funksionimit të shtetit. Por cfarë ndodh realisht në praktikë? A janë zgjedhjet realisht të lira? A është media e lirë? A ka barazi reale për opozitën?
Përgjigja e të gjitha këtyre pyetjeve është jo. Në praktikë terreni është krejt i pabarabartë. Nëse i hedhim një sy procesit politik, është shumë e qartë se opozita nuk lufton vetëm kundër qeverisë. Në të dyja vendet ajo lufton kundër një kulture të tërë politike që e sheh barazinë politike si armike dhe jo si vlerë.
Ndërkombëtarisht, Turqia është e njohur për kontrollin e pushtetit mbi sistemin gjyqësor apo median. Megjithatë, opozita prapë ka ditur të krijojë momente thyerjeje pavarësisht pranisë së peshës së rëndë të aparatit shtetëror.
Në Shqipëri situata është gjithashtu komplekse. Garancia e barazisë politike përplaset me realitetin e burimeve të pabarabarta dhe kulturën politike që favorizon gjithmonë ata që janë në pushtet.
Pra, si në Shqipëri e po ashtu në Turqi, opozita ekziston, nuk është sfida e saj ekzistenca. Sfida e vërtetë është si arrin kjo opozitë të dëgjohet dhe të ketë një ndikim kur terreni nuk është i barabartë ?
II) Qytetarët : Ata që thyejnë heshtjen
Kur mendoj per opozitën në Turqi, më vjen në mendje rasti i zgjedhjeve lokale në 2019, ku Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) humbi Ankaranë dhe Stambollin pas shumë viteve dominimi. Fitorja e Ekrem Imamoglu në qytetin e Stambollit është një nga rastet më të fuqishme të imponimit opozitar në një regjim hibrid ose ndryshe në një vend, ku demokracia është realisht e brishtë. Një fushatë e mirëorganizuar, e ngritur mbi dhe për qytetarët, e kthyer tek njerëzit e zakonshëm i dha fitoren Imamoglu.
Në Shqipëri gjejmë një dinamikë të ngjashme. Në zgjedhje te ndryshme, opozita ka arritur të fitojë disa bashki të mëdha falë punës së saj të qëndrueshme, falë pranisë së saj nëpër lagje, në komunitet, falë komunikimit të ndershëm dhe transparent. Një shembull që ilustron më së miri këtë fakt është fitorja e Voltana Ademit (kandidate e opozitës) në qytetin e Shkodrës në vitin 2015. Partia Demokratike ishte dhe është e vetmja forcë politike e pranishme fizikisht dhe emocionalisht më e afërt me qytetarët.
III) Media: Muri që na pengon, por edhe dera që e hapim vetë
Absolutisht në të dy vendet, një ndër sfidat më të mëdha mbetet media, një mur tepër i lartë mes qytetarëve dhe të vërtetës. Në Turqi kontrolli mbi median tradicionale është i dukshëm, i fortë. Ndërsa në Shqipëri, më i rafinuar, por po aq i prekshëm dhe akoma më i frikshëm. Kontrolli i rafinuar është edhe më i zi sepse nuk të godet në sy, por të gëlltit në heshtje. Në Shqipërinë tonë problemi nuk është liria e shprehjes, por iluzioni se e kemi ; më e rrezikshme se censura vetë.
Sidoqoftë, kufizimi i mediave i ka shtyrë opozitat në vendet perkatëse të shpikin forma të reja komunikimi në mënyrë që të dëgjohen. Në Shqipëri, boshllëkun e mediave, opozita e ka mbushur me anë të rrjeteve sociale duke krijuar një hapësirë të lirë komunikimi me qytetarët, kurse në Turqi, livestream-et e opozitës u kthyen ne kanale te lirisë të ndjekura nga miliona njërëz.
Këto forma të transmetimit së të vërtetës nuk zëvendësojnë një sistem të drejtë dhe demokracinë në kuptimin e plotë te fjalës, por gjithsesi tregojnë se opozita nuk është dorëzuar. Pra, opozitat në këto dy vende nuk janë imponuar sepse kanë patur pushtet apo fuqi, ato janë imponuar sepse nuk kanë hequr dorë. Nuk janë perfekte, kanë dështimet e tyre, por vazhdojnë dhe i rezistojnë valës autoritare, vazhdojnë e besojnë fort në demokraci, në këtë vlerë që nuk është luks, por ajri që thithim kur askush nuk po na shikon. Ajo është e fortë kur qytetarët nuk e pranojnë heshtjen si fat ; andaj beteja e opozitës nuk mbaron në seli, ajo fillon tek ti. Nëse ti nuk ngrihesh, nuk ngrihet askush!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38