Flash News

Ditari i Opozitës

Shqipëria digjet, Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit/ 1.1 milionë euro nga paratë e shqiptarëve në xhepat e miqve të pushtetit

Shqipëria digjet, Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit/ 1.1

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për korrupsion të hapur, në një kohë kur vendi përballet me zjarre nga veriu në jug.

Ai denoncoi se Autoriteti Rrugor Shqiptar, nën urdhrat e ministres Belinda Balluku, ka shpallur fituese të një tenderi 1.1 milion euro për sinjalistikë rrugore kompaninë “IDK Konstruksion shpk”, që sipas tij është në pronësi të familjes së administratorit të përgjithshëm të OSSH, Blendian Dalipaj.

Sipas Balliut, kjo kompani nuk ofroi çmimin më të ulët, por fitoi me një ofertë 200 mijë euro më të lartë se oferta më e lirë, duke e cilësuar procesin si një “garë të manipuluar” dhe “një skemë të pastër përfitimi”.

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I ZGJEDHUR I PD, KLEVIS BALLIU

Sot, ndërsa Shqipëria digjet nga veriu në jug, ndërsa flakët shkrumbojnë pyje, fshatra e spitale, ndërsa zjarrfikësit tanë luftojnë si heronj të braktisur pa mjete, qeveria e Edi Ramës vazhdon të vjedhë pa asnjë drojë.

Këto zjarre nuk janë thjesht tragjedi natyrore – ato janë pasojë direkte e korrupsionit qeveritar, e shpërdorimit të fondeve publike, e kapjes së emergjencave civile nga klientelizmi i pushtetit. Ndërsa qytetarët presin ndihmë, Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku u japin tendera miliona eurosh miqve dhe familjarëve politikë.

Shembulli i fundit është skandaloz: ARRSH, nën urdhrat e Ballukut, shpall fituese “IDK Konstruksion shpk”, kompaninë e familjes së administratorit të përgjithshëm të OSSH, Blendian Dalipaj. Jo vetëm që kjo kompani nuk ofroi çmimin më të ulët, por fitoi tenderin me 200 mijë euro më shumë se oferta më e lirë. Vlera e kontratës? 1.1 milion euro për sinjalistikë rrugore – një justifikim banal për një skemë të pastër përfitimi.

Ky është korrupsioni i pastër: një garë e manipuluar, një fitues i paracaktuar, një pushtet që grabit taksat e shqiptarëve edhe kur vendi është në emergjencë.

Partia Demokratike paralajmëron sot: çdo tender i tillë do të hetohet deri në detaj. Asnjë kontratë korruptive nuk do të mbetet pa u ç’bërë, dhe asnjë përgjegjës nuk do t’i shpëtojë të vërtetës dhe gjykimit të sovranit.

 

Të fundit