Flash News

Ditari i Opozitës

‘Shqipëria e 10-ta në botë për çmimin e lartë të naftës’, deputetja e LSI thirrje qeverisë: Ndërprit pagesat e inceneratorëve

‘Shqipëria e 10-ta në botë për çmimin e

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë pas renditjes së Shqipërisë në vendin e 10-të në botë për çmimin e lartë të naftës, krahas vendeve të fuqishme të botës, referuar Global Petrol Price.

Në një postim në Facebook, Xhixho shkruan se Bordi i Transparencës, në vend që të mbrojë qytetarët nga rritja abuzive e çmimit, miraton rritjen progresive të këtij të fundit javë pas jave.

Për këtë ajo bën thirrje të ndërpriten pagesat e inceneratorëve dhe të pezullohet taksa e qarkullimit dhe karbonit.

“Sipas Global Petrol Price, në Zvicër, nafta shitet vetëm 0.3 dollarë më shtrenjtë se në Shqipëri.

Nëse hyjmë në grupin e vendeve të pasura për çmimin e naftës, jemi shumë larg tyre për standardet e jetesës ku 30% e popullsisë jeton nën 5 dollarë në ditë.

Bordi i Transparencës, që në fakt është bord zhvatjeje dhe aspak transparent, në vend që të mbrojë qytetarët nga rritja abuzive e çmimit, miraton rritjen progresive të këtij të fundit javë pas jave.

Ndërkohë, vende të përgjegjshme si Gjermania, ka miratuar abonenë e re mujore për transportin publik, e cila nga 80 euro ulet në 9 euro për distancat deri në 50 kilometër, ndërsa ka ulur edhe akcizën për naftën. Taksimi mbi karburantet është ulur edhe në vende të tjera të Europës.

Ndërprit pagesat e inceneratorëve, skemës më kriminale të vjedhjes së taksave të qytetarëve!

Pezullo taksën e qarkullimit dhe të karbonit!

Mbështet të varfrit, fermerët që sot janë në mjerim!”, shkruan deputetja e LSI.

‘Shqipëria e 10-ta në botë për çmimin e

Të fundit