Flash News

Ditari i Opozitës

"Shqipëria e 6-ta në Evropë për rritjen e lartë të borxhit gjatë pandemisë", reagon LSI: Rama, kampion në vjedhje dhe korrupsion, me apo pa PPP

"Shqipëria e 6-ta në Evropë për rritjen e lartë
Foto Ilustruese/ Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, ka komentuar raportin e Eurostat, i cili e cilëson “Shqipërinë si të gjashtën në Europë për rritjen e lartë të borxhit gjatë pandemisë, por e fundit për mbështetjen për ekonominë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu thotë se e vetmja gjë për të cilën është kampion kryeministri ynë është “të thyej rekorde në vjedhje e korrupsion, me apo pa PPP, me tendera të mbyllur apo të hapur”.

Postimi i plotë i Përparim Spahiu:

Rrit borxhin më shumë se çdo vend i rajonit dhe i fundit të ndihmojë biznese në vështirësi, i fundit të ndihmojë të pamundurit, i fundit në investimet në shëndetësi, as që bëhet fjalë për rritje pagash infermierëve apo mjekëve siç premtoi.

Të gjitha vendet e tjera të rajonit, që rritën më pak borxhin në gjashtëmujorin e parë të vitit kanë dhënë më shumë mbështetje direkte për ekonominë. Mali i Zi, që e rriti borxhin në nivele të ngjashme me ne (79.5% e PBB-së), ka dhënë suport prej gati 8% të PBB-së, Serbia e kishte këtë tregues sipas FMN-së gati 5%, Maqedonia e Veriut 3% e PBB-së (monitor.al)

Vetëm për pagesat e koncesioneve, Shqipëria është angazhuar tashmë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm me 9.5% të PBB-së që janë llogari jashtë bilancit, që është më e larta në Europë, ndërsa nuk ka të dhëna për eficiencën në ekonomi të këtyre angazhimeve.

Veç një gjë zgjidh KM-ja ynë, të thyej rekorde në vjedhje e korrupsion, me apo pa PPP, me tendera të mbyllur apo të hapur.

Për këtë është kampion!

Të fundit