Flash News

Ditari i Opozitës

"Shqipëria e miliardave... Shqipëria e të harruarve"

"Shqipëria e miliardave... Shqipëria e të harruarve"

NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti ngre shqetësimin se shtresat në nevojë në Shqipëri shpeshherë trajtohen thjesht si statistika ne fletëpalosjet e fushatave.

Në rrjetet sociale, Teliti shkruan se Kosova me buxhet 2.3 herë më të vogël gjen forcë për qytetarët e saj, ndësa Shqipëria me miliardat e saj…gjen arsye për t’i harruar.

"Shqipëria me 8.2 miliardë € buxhet: 70 € ndihmë ekonomike për familje.

Kosova me 3.6 miliardë € buxhet: jep 2.7 herë më shumë, plot 191 euro për familje.

Pra, sa më i madh buxheti, aq më i vogël kujdesi për njerëzit...një formulë “shqiptare” që edhe arithmetikën e bën me turp. ????

Ironia? Kosova me buxhet 2.3 herë më të vogël gjen forcë për qytetarët e saj, ndësa Shqipëria me miliardat e saj…gjen arsye për t’i harruar.

Kjo është pasqyra e vërtetë: shtresat në nevojë në Shqipëri shpeshherë trajtohen thjesht si statistika ne fletëpalosjet e fushatave", shkruan Teliti. 

Të fundit