Flash News

Ditari i Opozitës

“Shqipëria ende kërkon çeljen e negociatave”, ish-ministrja e Integrimit: Nuk kam pritur një lajm të mirë pas 6 vitesh nga statusi kandidat

“Shqipëria ende kërkon çeljen e negociatave”,

E ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-ministrja Klajda Gjoshaj u shpreh se sot 6 vite pas që nga marrja e statusit kandidat, Shqipëria ende kërkon çeljen  e negociatave.

Gjoshaj: Sot 6 vite pas që nga marrja e statusit kandidat, Shqipëria ende kërkon çeljen  e negociatave. Në mars është marrë një “po” në parim, por ka nga pas një “por”, pasi vendit tonë i janë vendosur disa kushte.

Nuk kam pritur një lajm të mirë dhe jam shfaqur disa here pesimiste, pasi kjo është një pasojë e arrogancës së qeverisë. Ajo nuk ka njohur kushte ose qeveria ka thënë që janë plotësuar të gjitha kushtet.

Ne nuk presim që të punohet për këto kushte, nëse ato nuk njihen si kushte, prandaj ndodhemi në këtë situatë ku kërkojmë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

 

Të fundit