All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha: Shqipëria është në një diktaturë autoritare, ku droga është forca lëvizëse dhe vendos për çdo gjë

All - Paragraf - 1

Berisha: Shqipëria është në një diktaturë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet në një diktaturë autoritare.

All - Paragraf - 3

Berisha tha se ndryshe nga diktaturat e tjera, diktatura autoritare e Shqipërisë ka si forcë lëvizëse drogën dhe krimin.

Berisha: Çfarë ka bërë deri më tani opozita? Çdo ditë u ka faktuar shqiptarëve se, ata patën një farsë të turpshme elektorale. Se vota e tyre nuk ka asnjë vlerë. Se të zgjedhurit nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve në këto zgjedhje.

Siç e shifni, kjo letër fakton edhe atë që u kemi thënë ne shqiptarëve për raportin paraprak të misioneve vëzhguese.

Kjo letër fakton dhe provon vërtetësinë e denoncimit tonë për ndërhyrje. Unë kam dëshmi të tjera, por kjo është me shkrim. Unë kam dëshmi të tjera të akteve prej brigandi të Edi Ramës dhe të po këtij ministri ndaj vëzhguesve, por unë marrë këtë për bazë, që është e shkruar, letra.

Natyrisht opozita ka një dhe vetëm një mision, rikthimin me çdo çmim të votës së lirë të shqiptarëve.

E fokusuar në këtë mision, ajo do të përqendrojë të gjithë energjitë e veta, të gjithë forcën, të gjithë përkushimin e saj.

Jemi në kushtet e një diktature autoritare. Se këtu kemi të bëjmë me një përpjekje të jashtëzakonshme të narkodiktaturës, për ta mjegulluar, për ta mbuluar këtë fakt.

Dhe lakejtë e saj, arrijnë gjer aty sa të flasin për një diktaturë liberale, në një kohë kur në të gjitha traktatet, në të gjitha nocionet, diktaturat janë totalitare dhe autoritare.

Diktatura totalitare janë diktaturat moniste pa pluralizimën politik.

Diktaturat autoritare janë diktaturat me pluralizëm, por e shtypin pluralizmin politik, e shtypin pluralizmin politik dhe votën e lirë.

Por diktatura autoritare e Shqipërisë, dallon nga disa diktatura të tjera autoritare se kjo ka si forcë lëvizëse drogën dhe krimin. Në qoftëse diktatura totalitare ka ideologjinë komuniste, naziste apo fetare, diktatura autoritare e Shqipërisë ka si forcë lëvizëse drogën. E cila të vret në rrugë, e cila vendos në parlament, e cila kontrollon territorin, vendos për territorin, e cila emëron ministrin, e cila emëron drejtorin e policisë, emëron gjykatësin, merr peng Altin Troplinin dhe që e detyron ta mbajë në xhep urdhër-arrestin.

Pra droga në këtë regjim autoritar, që e quan liberal ai lakej i Edi Ramës, është vendimmarrësi më kryesor. Ne po bëjmë një punë dhe do bëjmë një punë intensive për të bindur shqiptarin e fundit, që dua ti dalim zot votës tonë, dinjitetit tonë, lirive tona.

Të fundit