Flash News

Ditari i Opozitës

Shqipëria Madhështore, Berisha: Vendi do njohë një bum të madh energjetik, brenda një mandati do dyfishohet prodhimi total

Shqipëria Madhështore, Berisha: Vendi do njohë një bum

Në një konferencë për mediat, kryedemokrati, Sali Berisha, prezantoi vizionin e tij për një Shqipëri të transformuar energjetikisht.

Ai theksoi se Shqipëria do të bëhet një superfuqi energjetike, duke shfrytëzuar burimet e pasura natyrore të vendit.

Sipas Berishës, prioritet do të jetë prodhimi i energjisë rinovueshme nga era, dielli dhe gazi, dhe parqet eolike dhe solare do të kenë një rol të rëndësishëm në këtë proces.

FJALA E BRISHËS:

Shqipëria Madhështore do të jetë Shqipëria e bumit të madh energjetik.

Do të jetë Shqipëria e investimeve madhështore në energjetikë.

Unë jam këtu për të garantuar qytetarët shqiptarë se prodhimi i energjisë nga era, dielli dhe gazi, me përparësi prodhimin e energjisë së rinovueshme, do të dyfishojë prodhimin total të sotëm gjatë mandatit që vjen.

Parqet eolike, parqet solare do të marrin një përparësi absolute.

Shqipëria ka ndër platformat e erës më të fuqishme në Europë.

Këto platforma shtrihen nga thellësitë e Alpeve në jugun e vendit.

Zona të mëdha mund të prodhojnë me mijëra megavatë në energji eolike.

Por dielli është një burim i pashterrshëm dhe unë garantoj qytetarët shqiptarë që Shqipërinë do ta shndërrojmë në vendin më tërheqës në Europë për investimet në fushën e energjisë.

Dhe përfituesit më të mëdhenj të këtij bumi në prodhimin energjetik do të jenë qytetarët shqiptarë, do të jetë biznesi shqiptar, do të jetë Made in Albania, prodhimi shqiptar.

Do të përdoren të gjitha potencialet ujore, në përputhje ne rregullat rigoroze të mjedisit, për të shndërruar në energji ujërat që derdhen të fjetura në det.

Do autorizohet ndërtimi i mikrohidrocentraleve për të prodhuar nga fshatra, nga komunitete, nga lagje, energji falas për veten e tyre.

Këto burime fantastike, këto burime të mëdha, të pashtershme energjie do ta bëjnë Shqipërinë një ndër nyjet më të fuqishme energjetike, një superfuqi rajonale energjetike.

Të fundit