Flash News

Ditari i Opozitës

Shqipëria me nivelin më të ulët të të ardhurave, Bozdo ironizon Ramën: Qentë lehin, por karvani s’bën përpara

Shqipëria me nivelin më të ulët të të ardhurave,

Anëtari i Kryesisë, Eno Bozdo ka ngritur si shqetësim nivelin e ulët të të ardhurave për frymë në vend. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ai citoi Eurostat-in, i cili e klasifikon vendin tonë në fund të renditjes.

“Qeveria Rama vazhdon të thyejë rekorde në vend-numëro dhe mbrapa-ecje. Eurostat, në një klasifikim të fundit, e rendit vendin tonë në bisht të Europës në të ardhurat për frymë për vitin 2021.

 Që do të thotë se mesatarja e të ardhurave të një shqiptari është sa 32 përqind e një qytetari europian. Çka do të thotë: më shumë se tri herë më pak.Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit duke ndjekur madje edhe vende të pastabilizuara politikisht si Bosnje Hercegovina”, deklaroi Bozdo.

Ky i fundit theksoi se për të arritur standardet e BE-së, Shqipërisë i duhet një shekull. Bozdo ironizoi dhe deklaratat e Ramës.

“Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe në propagandën qeveritare. Pra, siç shihet "qentë lehin, por karvani NUK bën përpara". Shifrat e Eurostat-it e bëjnë me dije fort mirë se kush janë qentë”, shtoi ai.

Të fundit