Flash News

Ditari i Opozitës

Shqiptarët më pak të paguarit në Evropë, Teliti: Politikat që janë ndjekur në 12 vite nuk janë zhvillimore

Shqiptarët më pak të paguarit në Evropë, Teliti:

Koordinatori i programit ekonomik të Partisë Demokratike Dorjan Teliti, tha se në këto 12 vite të qeverisë aktuale, nuk ka patur politika zhvillimore apo që të rrisnin produktivitetin.

Në ‘Kafe Shqeto’, Teliti tha se kjo ka bërë që shqiptarët të jetojnë ende si në kohën e ‘Enverit’.

"Shqiptarët e marrin rrogën mujore, por jetojnë si në kohën e ‘Enverit’ 15 ditët e para kanë, pastaj lutemi.

Me atë miell që ke duhet të punosh që të bësh një brumë të mirë e fatkeqësisht miellin që kemi ne e kemi të kontaminuar, sepse politikat që janë ndjekur këto 12 vite nuk janë politika zhvillimore apo që të rrisnin produktivitetin.

Nuk kanë qenë politika që të motivonin sipërmarrësin tek fuqia e tyre punëtore.

Nuk kanë qenë politika që e mbanin të lidhur punonjësin me vendin e punës, por kanë qenë politika të kundërta dhe shqiptarët këto 12 vitet e fundit kanë menduar se si të largohemi nga Shqipëria.

Fatmirësisht me qeverisjen e PD u ndërmor ajo reforma e madhe që solli liberalizmin e vizave dhe kjo u shfrytëzua nga shqiptarët jo vetëm si instrument për të lëvizur në Europë,  po për tu larguar drejt Europës masivisht.

Problematikë që ne nuk e kemi pasur vitet e kaluara, sot është mungesa e fuqisë punëtore e cila përkthehet në produktivitet të ulet të fuqisë punëtore, fitime të ulëta nga sipërmarrjet apo shpërblim më të ulët për punën që ti kryen", tha Teliti.

Të fundit