Flash News

Ditari i Opozitës

Shqipëria në flakë, Berisha: Narkoshteti po hap tokat për plantacionet e reja elektorale të kanabisit

Shqipëria në flakë, Berisha: Narkoshteti po hap tokat për

Vendi ynë ka qenë nën pushtimin e flakëve këto ditë ku shumë hektarë pyjesh janë djegur ndërkohë situata në Shëngjin u rëndua jashtëzakonisht shumë ku flakët iu afruan dhe shtëpive.

Për këtë situatë ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku denoncon se Shqipëria është ndezur flakë e zjarr këto ditë për të liruar hapësira për plantacionet elektorale të kanabisit.

POSTIMI I PLOTË

Shqipëria në flakë e zjarr!

Për plantacionet elektorale të drogës.

Të dashur miq, këtë vit si çdo vit paraelektoral nga kodrat afër qyteteve deri në thellësitë e pyjeve dhe maleve të vendit me qindra dhe mijëra hektar pyje dhe shkurre po digjen nga dora partisë.

Me këtë operacion, narkoshteti po hap tokat për plantacionet e reja elektorale të kanabisit mbasi bima e floririt të votave në toka të djegura rritet më mirë se në çdo terren tjetër.

 Krimi në votë dhe vota në krim!

Të fundit