Flash News

Ditari i Opozitës

Shqipëria në flakë, Malltezi: Qeveria Rama ka kolapsuar të gjithë institucionet e shtetit

Shqipëria në flakë, Malltezi: Qeveria Rama ka kolapsuar të

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamambër Malltezi, ka denoncuar gjendjen alarmante të institucioneve shtetërore dhe kolapsin në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Në një intervistë në SYRI TV, Malltezi akuzoi qeverinë e Ramës për shpërbërjen e Shërbimit Pyjor Shqiptar dhe për neglizhencën sistematike ndaj specialistëve të fushës. Sipas tij, mungesa e inxhinierëve pyjorë dhe e politikave parandaluese ka sjellë përkeqësimin dramatik të situatës me zjarret dhe menaxhimin e territorit.

Malltezi: Qeveria Rama ka qenë fatkeqësi për këtë vend. I ka kolapsuar të gjithë institucionet e shtetit. A e dini ju që 100 e ca vite më parë u shpall Shërbimi Pyjor Shqiptar më 1924, me një urdhër ministri të qeverisë Rama ai u shua, u zerua. Pse? Vetëm e vetëm sepse nxorri 700 inxhinierë pyjesh në rrugë. Duke mos qenë shërbimi pyjor, si mendon se do e kesh situatën e zjarreve. Kush mendon se do ta adresojë situatën e zjarreve. Ushtari apo polici me thupër e me shqopa. Ajo është situata e menaxhimit të zjarreve?

Për fat të keq, këtë vend në këtë derexhe e ka sjellë Edi Rama. Po të kemi parasysh në çështjet e mjedisit deri para 7-8 vitesh, gradoheshin rreth 80-100 studentë në vit vetëm nga Universiteti Bujqësor. Sot që flasim e di ca gradohen? Vetëm 15. Pra, ka rënë 6-fish. Ndërkohë që janë graduar qindra studentë të shkëlqyer, kush i ka futur në punë? Në punë që i ka marrë administrata, janë më pas se gishtat e një pëllëmbe dore. Mund të jenë 2-3. Pse? Sepse ky vend nuk ka nevojë për intelektualë, nuk ka nevojë për dije. Këto i di vetëm një njeri.

Ky vend, për fat të keq ka qenë një fatkeqësi e madhe Edi Rama, i cili ka shkatërruar institucionet e vendit, nuk ka punësuar specialistët që duhet të punësoheshin dhe ka degraduar gjithçka.

Në rast se ne do të kishim 700 inxhinierë pyjesh, një shërbim pyjor që duhet të ishte, minimumi që duhet të kishte ishin masat për parandalimin e zjarreve, do të merreshin masat para se të ndodhnin zjarret. Do ti kishe pyjet të ndara në parcela. Në rast se do të binte zjarri në një parcelë, do izolohej tjetra.

Të fundit