Flash News

Ditari i Opozitës

‘Shqipëria në rrezik’ kundër Ramës, gazetari publikon spotin jozyrtar të protestës së 7 korrikut

‘Shqipëria në rrezik’ kundër Ramës, gazetari

Bledian Marku gazetari i protestave të Laprakës, ka publikuar spotin jozyrtar të protestës së 7 korrikut, të thirrur nga Shoqëria Civile dhe Partia Demokratike.

Tryeza e një dite më parë ku morën pjesë drejtues, aktivistë të shoqërisë civile dhe personalitete përçoi mesazhin e qartë, të protestave. “Rama nuk është larguar, por Rama do të largohet”, është mesazhi i fortë i Berishës në spotin jozyrtar për protestën e 7 korrikut.

“Duhet e gjithë Shqipëria t’i dalë kundër këtij regjimi”, ishte apeli i gazetarit Marku në tryezë teksa vuri në vëmendje apelin e Kryetarit të PD, Sali Berisha.

“Qytetarët shqiptarë, ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet me çdo kusht t’i dalin zot vetes, të marrin në dorë fatin e tyre, të fëmijëve të tyre. Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është më datën 7 korrik në orën 19.00. Rama nuk është larguar, por Rama do të largohet”, thotë Berisha në spot.

Të fundit