Flash News

Ditari i Opozitës

"Shqipëria një narkoshtet", Berisha pas deklaratës së Grattierit: Askush nuk i mohon dot lidhjet e Ramës me krimin

"Shqipëria një narkoshtet", Berisha pas deklaratës

Kreu i PD Sali Berisha tha sot nga selia blu se ekonomia shqiptare është e ndikuar rëndë nga paratë e krimit të organizuar, çka ka çuar në zhvlerësimin e valutave të huaja, rënie të eksporteve, goditje të industrisë fason dhe mbingarkesë artificiale në sektorin e ndërtimit.

Duke iu referuar një interviste të prokurorit italian Nicola Gratteri, Berisha tha se Shqipëria po funksionon si “narkoshtet”, ku grupet kriminale gjejnë hapësirë të pastrojnë fondet e tyre.

Berisha shtoi se publikimet ndërkombëtare dhe sanksionet e fundit, provojnë lidhjet e qeverisë me elementë kriminalë dhe konsolidojnë akuzat e opozitës për kapjen e shtetit.

Berisha: Tani, për ta mbyllur, unë kam zgjedhur këtu intervistën e djeshme të një prej prokurorëve më guximtarë të Italisë, të Napolit, Nicola Grattierit, i cili thotë se Shqipëria është një narkoshtet i mirëfilltë.
Dhe jo vetëm kaq, por thotë se Shqipëria është i vetmi vend ku organizatat kriminale shqiptare lajnë paratë në vendin e tyre sepse janë një me qeverinë dhe institucionet.
Nuk guxon Ndragheta t’i lajë paratë në Itali sepse antimafia e gozhdon.
Por në Shqipëri, kanë parajsën e tyre.
Besoj se me këto publikimet e sotme, nuk mundet të kundërshtojë njeri burimet, lidhjet e Edi Ramës me grupet narko-terroriste të planetit dhe burimet e narkoshtetit në Shqipëri.

Të fundit