Flash News

Ditari i Opozitës

“Shqipëria po shpopullohet”, Floriana Garo: Të vijnë të huajt e të gëzojnë të mirat e vendit është deprimuese

“Shqipëria po shpopullohet”, Floriana Garo: Të vijnë

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo foli dhe për shpopullimin që po ndodh në vend.

Në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, pavarësisht dëshirës që shprehin njerëzit për tu larguar Garo thotë se jetesa nuk është më e lumtur jashtë.

Floriana Garo: Ky vend i mrekullueshëm po shpopullohet. Po ikën rinia po ikin njerëzit. Nuk gjejmë më shpresë. Shikoj brezin e ri më të rinj sesa unë dhe mikeshat  e mia më të reja që  nuk kanë asnjë dëshirë për të qëndruar në Shqipëri. E mendojnë çfarë do të bëj sa të kem mundësi që të ik jashtë. Këtu nuk rrihet dhe kjo është realisht shumë problematike. E kemi dëgjuar shpesh herë që të përsëritet kjo por unë e them se e kemi provuar emigrimin në moshën 15 vjeç kur kam jetuar në Amerikë 8 vjet dhe më pas zhvendosjen jo për të emigruar por për arsye të tjera. Por gjithsesi kam ndenjur larg Shqipërisë dhe mund ta them që atje jetesa nuk është më e lumtur.

Të fundit