Flash News

Ditari i Opozitës

“Shqipëria po zien nga zemërimi”, Berisha: 2500 policë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe Çuçi e fsheh

“Shqipëria po zien nga zemërimi”, Berisha: 2500

Në konferencën e përjavshme për mediat, kryedemokrati Sali Berisha tha se Shqipëria “po zien” nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve. Ai u ndal te vështirësitë me të cilat po hasen qytetarët dhe bizneset në vend, ndërsa nënvizoi se gjendja ekonomike është e mjerueshme.

“Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, e bizneseve të vogla, të cilët presin në ankth të madh të nesërmen, për të shkak të lukunisë së taksidarëve që është derdhur mbi ta, po zien në çdo familje shqiptare, për shkak të çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë të jetesës.

Po zien tek çdo i ri, që sheh te Edi Rama një shpresëvrasës dhe ëndërrvrasës. Po zien te çdo pensionist që qan me lotët e ftohta e mjerimit sepse nuk siguron kafshatën dhe nuk blen dot ilaçet me pensionin e tij. Po zien te qindra mijëra punonjës në këtë vend, që me pagën mizerabël që marrin, nuk përballojnë dot as gjysmën e muajit”, tha Berisha.

Ky i fundit shtoi se mijëra policë kanë dhënë dorëheqjen, por ky fakt po fshihet, sipas Berishës.

“Mijëra policë e ushtarakë kanë paraqitur dorëheqjen. 2500 policë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe Çuçi fsheh realitetin”, u shpreh lideri i demokratëve.

 

Të fundit