Flash News

Ditari i Opozitës

“Shqipëria të qëndrojë krah Kosovës”, Basha: Të braktiset çdo axhendë për keqpërdorim personal

“Shqipëria të qëndrojë krah Kosovës”,
Lulzim Basha, Enver Hoxhaj

Në një prononcim për gazetarët pas takimit me kryetarin në detyrë të PDK-së Enver Hoxhaj, kryedemokrati Lulzim Basha bëri thirrje për unifikim, duke kërkuar që të braktisur çdo axhendë për keqpërdorim personal të sfidave me të cilat përballet Kosova.

Ai shtoi se Shqipëria duhet të jetë në krah të Kosovës në këto komente të vështira.

“Sot kemi diskutuar për sfidat ku ndodhet Kosova. Sfida të përbashkëta. Kontributi më i madh  që Shqipëria do të japë është të qëndrojë në krah të Kosovës duke bërë thirrje për një qëndrim të unifikuar, duke braktisur çdo axhendë për keqpërdorim personal të sfidave me të cilat përballet Kosovva dhe duke unifikuar vullnetet tona. Duke avancuar procesin integrues të Kosovës. Duke insistuar në njohjen e ndërsjelltë si parakusht për proceset integruese, anëtarësimin në NATO dhe BE”, deklaroi Basha.

Ai shtoi se PD do të ketë vullnetin dhe gatishmërinë për një bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve.

“Kam garantuar se unë dhe PD, sot dhe pas 25 prillit do të japim mbështetje totale për Kosovën. Folëm për sfidën e përballjes me Gjykatën Speciale. Një proces që nuk mund të kthehet si gjykim ndaj luftëtarëve”, tha Basha.

Ndërkohë kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj kërkoi nga klasa politike në Tiranë unitet sa i takon çështjeve që lidhen me Kosovën, sidomos akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale për ish drejtuesit e UÇK.

Hoxhaj duke shprehur bindjen se do fitojë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë që pritet të mbahen në muajin shkurt, tha se qëllimi i tij “eshte te kem nje mendim plan të ri strategjik në raport me Shqiperinë sa i takon raporteve politike”.

“Mendojmë që faktori politik në Shqipëri, të gjitha subjektet politike duhet të japin mbështetje sa më të madhe shokëve tanë në gjykatë në Hagë.

Lufta e drejtë e mbrojtëse e UCK është themel i lirisë dhe pavarësisë sonë e mund të ketë situata që kjo gjykatë të përdoret nga kundërshtarët e shtetit të Kosovës ne raport met e ardhmen e në këtë drejtim duhet të ketë unitet.

Së dyti ne jemi në zgjedhje në Kosovë sikurse dhe ju në Shqipëri. Unë jam mandatar nga PDK që ta udhëheq e jam i sigurt që PDK do e udhëheqë qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Qëllimi im është të kem një plan të ri strategjik në raport me Shqipërinë sa i takon raporteve politike. Raportet politike mes dy shteteve janë vëllazërore, për ne Shqipëria është partner strategjik, ashtu sikurse Kosova është partner i natyrshëm. Tani e tutje duhet të mendojmë cilat duhet të jenë qasjet tona”, u shpreh Hoxhaj.

Të fundit