Flash News

Ditari i Opozitës

“Shqipërinë e mori Rama, i vu zjarr”/ Partia e Lirisë: 80% e banesave në Grudë-Fushë janë përpirë nga flakët

“Shqipërinë e mori Rama, i vu zjarr”/ Partia e

Partia e Lirisë ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se papërgjegjshmëria e qeverisë po shkrumbon pronat e qytetarëve dhe pasuritë publike.

Sekretari i Përgjithshshëm, Tedi Blushi thotë se 80% e banesave në Grudë-Fushë janë djegur nga flakët, ndërsa shton se në të gjithë vendin asnjë masë nuk po merret për parandalimin dhe fikjen e zjarreve.

“Shqipëria po përvëlohet nga flakët, sepse Rama vazhdon të vjedhë me Djegësat fiktivë (inceneratorët).

Dhjetë vite në pushtet, duke grabitur papushim dhe vetëm justifikime për dështimet, me pasoja kaq kriminale! Me korrupsionin e tyre po vrasin, me keqqeverisjen po shkatërrojnë ç'të mundin! Dorëheqjet sot janë pak! Shpërdorimi i detyrës meriton ndëshkim ligjor!”, shtoi ai.

Të fundit