Flash News

Ditari i Opozitës

Shqiptarët drejt Anglisë, Meta për radion britanike: Rama të mos provokojë por të bashkëpunojë me autoritetet britanike

Shqiptarët drejt Anglisë, Meta për radion britanike: Rama të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për radion britanike LBC në lidhje me problemin e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Sipas Metës, shkak i situatës është bërë qeveria e korruptuar nën drejtimin e Edi Ramës.

Meta i kërkoi Ramës që të mos provokojë, por të bashkëpunojë me autoritetet britanike për të parandaluar ikjen e shqiptarëve.

“Mendoj se së pari është shumë e rëndësishme që kryeministri Rama të shmangë tonet provokuese me autoritetet britanike, sepse kjo situatë është rezultat i qeverisë së tij të dështuar dhe të korruptuar dhe së dyti, ai duhet të punojë dhe të bashkëpunojë me qeverinë dhe autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, por edhe me autoritetet franceze, dhe agjencitë ligjzbatuese europiane, sepse jemi thellësisht të shqetësuar për jetën e mijëra shqiptarëve, që janë ngujuar në fakt në pyjet e Francës, në pritje të ardhjes në Britani të Madhe”, tha kreu i PL.

I pyetur pse situata në Shqipëri duhet të nënkuptojë që Britania e Madhe duhet të marrë më shumë kërkesa për azil, Meta tha autoritetet britanike duhet të punojnë me autoritetet shqiptare.

“Ne mendojmë se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar duhet të punojnë me autoritetet shqiptare, në mënyrë konstruktive për të adresuar këtë fenomen. Dhe së dyti, fatkeqësisht ka shumë prej tyre që ndihen të përjashtuar dhe të persekutuar për arsye politike nga qeveria shqiptare.

Ne nuk i inkurajojmë ata të largohen nga vendi. Ne i inkurajojmë ata të luftojnë këtu për të drejtat e tyre dhe të bëjnë gjithçka për të hequr qafe këtë qeveri të papërgjegjshme, në mënyra demokratike”, tha Meta.

Të fundit