Flash News

Ditari i Opozitës

“Shqiptarët e fundit”, Berisha me një letër publikon spotin e 14 majit: Vota për Edi Ramën nxit shpopullimin

“Shqiptarët e fundit”, Berisha me një letër publikon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar spotin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, në qendër të së cilit është shpopullimi i Shqipërisë, që është një ndër problemet më të mëdha të vendit tonë.

Spoti i titulluar “Shqiptarët e fundit” është formuluar në një mënyrë të tillë ku Berisha u drejtohet shqiptarëve përmes një letre ku u kërkon që në 14 maj të votojnë kundër shpopullimit të vendit.

Letra e hapur e Berishës për shqiptarët

Kjo letër e hapur, i drejtohet çdo shqiptari. Demokratë, socialistë, dhe të pa parti.

Unë, Sali Berisha, kam patur nderin t’ju shërbej si president dhe kryeministër.

Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite.

Por kurrë, në asnjë fushatë, kurrë nuk ështëdiskutuar ekzistenca e Shqipërisë, siç po ndodh nëkëto zgjedhje.

Ne kemi humbur 30% të popullsisë në 10 vite. 83% të atyre që kanë mbetur, duan të ikin.

Qytetet tona po vdesin.

Rinia po zhduket.

Kurrë nuk ka qenë Shqipëria në rrezik si ky.

E vërteta është se sa më shume pushtet mbledhEdi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët

Sepse me këtë pushtet, ai kalkulon kushtet përdëbimin tuaj.

Sot, shqiptarët janë ende shumicë, por jo përshumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin.

Vota për Edi Ramën furnizon shpopullimin.

Kur të mbeten shqiptarët e fundit, do të jetë shumëvonë për të shpëtuar Shqipërinë.

Prandaj në këto zgjedhje, bashkimi i çdo shqiptariështë jetik.

Socialistë, demokratë, e të pa parti.

Jeni njësoj të vjedhur.

Të gjithë keni humbur 1/3 të njerëzve të dashur.

Shqipëria e të gjithëve është në rrezik. Le ta shpëtojmë atë.

Në 14 Maj. Nuk votojmë vetëm për Bashkitë. Votojmë kundër shpopullimit.

 

Të fundit