Flash News

Ditari i Opozitës

“I priti me këmbët e para” zyrtarët e Ramës në Londër, Berisha: Përshëndetje të përzemërta guximtarëve

“I priti me këmbët e para”  zyrtarët e Ramës

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të një video, ku shihet se si qytetarët shqiptarë kanë pritur më “ këmbën e parë”  zyrtarët e Edi Ramës, që kanë mbërritur në Londër për të marrë pjesë në takimin e Edi Ramës.

“Përshëndetje të përzemërta guximtarit që pyet në emër të të gjithë shqiptarëve!” shkruan Berisha.

Një shqiptar i diasporës u ka zënë pritë në dalje të një salle, Benet Becit, kryetarit të bashkisë Koplikut, Pandeli Majko, Taulant Balla, Alket Hyseni etj.

Ai  ka pyetur secilin prej tyre duke iu drejtuar, “o hajdutë, kush ua ka paguar paratë që keni ardhur deri këtu me taku Edi Ramën? A keni turp?

“Si more vini këtu me taku Edi Ramën. Ku i ke marrë paratë Pandeli Majko? Kush i ka paguar paratë Taulant Balla. Kryehajduti Alket Hyseni, kush i ka paguar paratë sot?”,- i ka pyetur ai, ndërsa rilindësit dilnin nga salla me një fytyrë të ngrirë duke u përpjekur që mos ta japin veten.

Të fundit