Flash News

Ditari i Opozitës

"Shqiptarët në këmbë", Berisha: Drejtimi Ramës, është zbrazje masive të Shqipërisë

"Shqiptarët në këmbë", Berisha: Drejtimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka çelur siparin e fjalimit të tij në ditën e 301-të të protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ me thirrje të fuqishme për mobilizim të shqiptarëve kundër qeverisë së Edi Ramës, duke duke u drejtuar me tone të ashpra për shtypje dhe për keqpërdorimin e pushtetit.

Berisha tha se, qeveria aktuale ka krijuar një “narkoshtet” që bashkëpunon me krimin dhe drogën, ndërsa populli shqiptar përballet me varfëri, padrejtësi dhe një boshatisje të vendit.

Berisha: Të dashur miq, nesër në betejën tonë drejt fitores. Në betejën tonë për përmbushjen e misionit të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri, të ndryshimit të pushtetit dhe fitores së opozitës.

Opozita shqiptare në mbarë vendin hidhet e tëra në betejë, merr Shqipërinë në duart e saj!

Nesër, mbarë shqiptarët ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin e tyre, për të shprehur urrejtjen e pakufishme të ligjshme të njerëzve të ndershëm, të njerëzve që jetojnë me mundin dhe djersën e tyre.

Të njerëzve që vidhen sa askush tjetër në Europë. Të njerëzve që shtypen dhe iu rrëmbehet vota.

Të njerëzve që përjetojnë diktaturën, autokracinë të Edi Ramës të bazuar në bashkpunim të ngushtë me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Shqiptarët në këmbë, duan t’i ndryshojnë me çdo kusht drejtimin Shqipërisë dhe kombit tonë. Drejtimi i Edi Ramës, është drejtimi i zbrazjes masive të Shqipërisë.

Drejtimi i Edi Ramës, është drejtimi i ndërtimit të parajsës përrallore me fondet dhe pasuritë publike të vjedhura nga Edi Rama, familja e tij, organizata kriminale që quhet qeveri, Skrapi i partisë dhe organe të tjera të narkoshtetit.

Revolta nesër është revoltë për t’i dhënë mësimin historik këtyre narkoqeveritarëve që vjedhin më shumë se sa kanë vjedhur në kohërat qeveritare të këtij vendi, më shumë se çdo qeveri tjetër në Europë, që me hanxharët e krimit, të drogës ka bllokuar rotacionin e pushtetit.

Të fundit