Flash News

Ditari i Opozitës

“Shqiptarët në mëshirë të fatit”, Tabaku: Kur buxhetin e përdor shteti për klientët e qeverisë dhe PPP, mjetet rrethanore mbeten arma e vetme

“Shqiptarët në mëshirë të fatit”, Tabaku:

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në vend nga zjarret.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se kur shteti përdor buxhetin si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të, arma e vetme për të luftuar zjarret mbeten mjetet rrethanore.

“Kur buxhetin e shtetit e përdor si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit me kurajo dhe vetëmohim”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, propaganda nuk i ndihmon qytetarët të cilët janë lënë në mëshirë të fatit dhe të shtrënguar nga dara e korrupsionit.

“Kur buxhetin e shtetit e përdor si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit me kurajo dhe vetëmohim.

Propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore që shkrumbohet. Sa herë vendosemi në provë po aq herë dështojmë turpshëm duke shfryrë tullumbacen e gënjeshtrave.

Shqiptarët në mëshirën e fatit dhe darrën e korrupsioni që përditë i shtrëngon sot janë vetëm”, shkruan Tabaku.

 

Të fundit