Flash News

Ditari i Opozitës

"Shqiptarët nuk durojnë më", Spahia: Mazhoranca përdor drejtësinë si armë kundër opozitës

"Shqiptarët nuk durojnë më", Spahia: Mazhoranca

Përdorimi i drejtësisë si armë kundër opozitës për të disatën herë nga ana e maxhorancës nuk mund ta shpëtojë këtë qeveri të krimit nga zemërimi mbarë qytetar”, kështu është shprehur ish kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.

Me anë të një postimi në Facebook, Spahia bën thirrje për protestën e thirrur në 7 Tetor, teksa shkruan se “Shqiptarët nuk durojnë më! “

Përdorimi i drejtësisë si armë kundër opozitës për të disatën herë nga ana e maxhorancës nuk mund ta shpëtojë këtë qeveri të krimit nga zemërimi mbarë qytetar.

Përdorimi i Ministrisë së Brendshme, përdorueses më të shpeshtë të Sky EnchroChat, për të kërcënuar deputetët e opozitës me SPAK, i cili tashmë është kthyer në degë të PS dhe armën e rradhës së Ramës pas krimit, nuk do e shpëtojë partinë që me krim mban pushtet dhe me pushtet mban krimin.

Shqiptarët nuk durojnë më!

Më 7 Tetor të gjithë në mbrojtje të vendit, dinjitetit dhe të drejtës të pamohueshme për të jetuar si njerëz të lirë!

#stoplaëfareinalbania”

Të fundit