Flash News

Ditari i Opozitës

“Shqiptarët të mbushin sheshet”, Balliu: Rama flet për krizë, por burrit të Xhaçkës i dha tokë në Himarë

“Shqiptarët të mbushin sheshet”, Balliu: Rama flet

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka komentuar rritjen e çmimeve dhe situatën aktuale në Shqipëri.

Për MCN TV, Balliu tha se nuk ka vend për diskutim në një kohë kur kryeministri Rama deklaron se taksat nuk mund të ulen dhe rrogat nuk mund të rriten, dhe nga ana tjetër përfitimet i marrin ministrat dhe deputetët e qeverisë.

Balliu theksoi se në një kohë krize, Rama ka shpërndarë toka në bregdet, ka favorizuar burrin e ministres Olta Xjaçka duke i dhënë tokë në Himarë, si edhe ka dhënë tendera pa fund, kur qytetarëve ju flet për krizë dhe rritje çmimesh.

Balliu bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të ngrihen kundër dhe të mbushin sheshet.

“Çfarë ka për t’u diskutuar këtu. Këtu del një aktor merr tokat 133 mijë metër katror në bregdet. Këtu del burri i Olta Xhaçkës merr toka në Himarë. Dhe ky i del këtyre iu thotë është krizë merreni bukën 120 lekë, vezën 40 lekë, çmimi i naftës 233 lekë. Nuk i ul dot taksat unë po këtyre iu jap tendera sa të duash. Këtej bëj 30 milionë euro një kilometër, këtu nuk i rris dot rrogat, nuk rris dot pensionet. Pse duhet ta diskutojmë. Shqiptarët duhet të mbushin sheshet në çdo cep të Shqipërisë”, u shpreh Balliu.  

Të fundit