Flash News

Ditari i Opozitës

“Është anti-amerikan”, Ristani debat me Gjekmarkajn: Basha jeton vetëm fizikisht në vitin 2021 në Shqipëri

“Është anti-amerikan”, Ristani debat me Gjekmarkajn: Basha

Ish sekretari i përgjithshëm PD, Arben Ristani ka deklaruar se Partia Demokratike ecën përpara vetëm nëse largohet kryetari i saj, Lulzim Basha.

Duke folur në ‘Open’, Ristani thotë se Basha jeton vetëm fizikisht në vitin 2021 në Shqipëri, sepse në teori sipas tij  është në vitet 900 në Rusi për shkak të parimit leninist.

Vetëm nëse largohet Basha, PD ecën përpara. Nuk ka ultimatum për PD, por për Lulzim Bashën. Organi kryesor i partisë është Kuvendi, pastaj Këshilli Kombëtar e pastaj kryesia. Për mua, Basha jeton fizikisht në vitin 2021 në Shqipëri, sepse në teori është në vitet 900 në Rusi për shkak të parimit leninist.

Ajo që ka thënë është hic se askush nuk mund të ndalojë organin sovran. Në ka një anti amerikan në PD është Lulzim Basha. PD qëndron për vlerat amerikane. Kuvendin e thërret ¼ e anëtarësisë. Nëse kërkojnë ndryshime në statut. Amerika qëndron për shkak të vlerave, për shkak të demokracisë”, tha Ristani.

Gjatë bisedës ka ndërhyrë deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj i cili tha se” Bashën mund ta akuzosh Bashën për berishist të vogël, jo për Leninist”.

 

Të fundit