Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
"Është hileja e radhës e Ramës", Lela: Dy hapat ku mund të gabojë diaspora
Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ngriti shqetësimin mbi mënyrën se si diaspora e sheh Shqipërinë, duke qenë se për herë të parë do jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare 2025.
Duke folur në Syri tv, Lela tha se diaspora është një lojë e madhe dhe e fortë, dhe shihet si hileja e radhës e Edi Ramës dhe e qeverisë së tij për të tentuar të marrë votën e tyre.
"Mendoj se Partia Demokratike është ende duke bërë ngrohjen për t’u futur në lojë. Loja ka filluar tashmë dhe diaspora është një lojë e madhe, një lojë e fortë. Unë mendoj se është hileja e radhës e Edi Ramës dhe e qeverisë së tij për të tentuar të marrë votën e diasporës. Diaspora e sheh Shqipërinë së pari përmes lentës së nostalgjisë – ndjen mall për Shqipërinë dhe gabon. Kur je nën efektin e nostalgjisë dhe mallit, gabon.
Së dyti, diaspora e sheh Shqipërinë edhe përmes lenteve të televizioneve dhe mediave të mëdha kombëtare, ku kronikat e lajmeve e paraqesin Shqipërinë si një vend të përsosur, sikur të ishte Danimarka. Po të shikoni kronikat e televizioneve tona të mëdha, nga fillimi deri në fund, flitet vetëm për suksese: suksese në turizëm, në Bashkinë e Tiranës, në ura, rrugë, dhe të tjera, të cilat shpesh janë imagjinare. Por bashkatdhetarët tanë jashtë vendit nuk e dinë këtë dhe nuk i gëzohen suksesit të qeverisë Rama, por, në këtë rast, i gëzohen “suksesit” të Shqipërisë", tha Lela.