Flash News

Ditari i Opozitës

“Është kërkuar gjetja e një negocimi”, Boçi jep detaje nga bisedimet në PD

“Është kërkuar gjetja e një negocimi”,

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, teksa foli në një deklaratë për mediat, foli në një deklaratë për mediat mbi bisedimet mes tyre dhe palës së Enkelejd Alibeajt.

Boçi tha se janë bërë bisedime intensive të cilat do të vijojnë derisa të unifikohet grupi parlamentar. Nënkryetar i PD u shpreh se është kërkuar gjetja e një negocimi teksa ftoi çdo bisedim që mund të sjellë bashkimin e demokratëve në parti.

“Janë bisedime ndër veti që ne i kemi zhvilluar dhe i zhvillojmë. Nuk kanë munguar, kanë qenë intensive. Ne jemi në bisedime të vazhdueshme për bashkimin e demokratëve. Përballë këtij interesi nuk kemi konsideruar asgjë përballë deklaratave emocionale. Do vazhdojmë të bisedojmë, sepse ajo që duam të arrijmë është bashkimi i demokratëve.

Kemi një bashkim horizontal në bazë. Duam që bashkimi të jetë dhe vertikal me zërat e deputetëve ndryshe. Janë bisedime në vazhdimësi, por kanë marrë formë mediatike. Është kërkuar gjetja e një negocimi. Nuk do reshtet së biseduari edhe nga ne për të unifikuar grupin parlamentar.

Kemi pasur një kërkesë që të kemi një qëndrim për reformën zgjedhore. Mos harrojmë që të gjithë deputetët e PD në vazhdën e bisedimeve janë pjesë e grupit të punës për aksionin politik dhe zgjedhjet lokale. Sipas mendimit tim është një vazhdimësi natyrale për të arritur bashkimin, që është një thirrje për demokratët. Mirëpresim çdo bisedimi që sjell në tavolinë edhe bashkimin vertikal tonin”, u shpreh Boçi.

Të fundit